PËRSIATJE MBI NJE LIBËR

Përsiatje rreth vëllimit me poezi "Kataraktet e shpirtit" të autorit Bashkim Nikolla.

Nga FATIME KULLI

Duke rrëmuar midis librave, në një raft gjeta një libër me poezi,dhuruar dikujt me autograf nga autori Bashkim Nikolla. E shfletova ngakurioziteti dhe gishtërinjtë e mendjes "ngacmonin" ngeshëm nëpërfletët e librit "Kataraktet e shpirtit". Pasi e lexova, e futa nëçantë dhe në mbrëmje e rilexova me kujdes, ku kërshëria dhe habia mëngërthyen me emocione të ndryshme, të çuditshme. Më mori me veterrjedha e poezive, duke më "amplifikuar" të bëj "aktin" e deshifrimittë aktit krijues nikollian, pasi gjërat e bukura më pëlqejnë.Megjithëse poezia nuk deshifrohet, ajo ndjehet, mandej "shprishëzohet"si fletëzat e buta nëpër qelizat e ndjeshmërisë shpirtërore, siushqimi më i shijshëm për poetët.Në vëllimin me poezi "Kataraktet e shpirti" mblodha si bletëz (nga 25poezitë) njëzet e pesë karaktere të ndryshme poetike të njeriut poet,që më ngjizën për tharmin, gjetjen poetike, të hyj në botën e artit tëpoetit. Dhe aty mbetesh "peng" i botës së pasionit dhe shpirtitpoetik. Dhe që pa dyshim, lexuesi e gjen veten në një cep të jetës nëaktin krijues dhe, që është e vështirë të largohesh, pa "firmosur" si"akt" burimor jehonën që përcjell brenda qenies personale, me aktin epërthithjes emocionale të poetit. Dhe unë mbeta "viktimë" e librit"Kataraktet e shpirtit" te vargjet: "Në shpirtin e tharë/ bëjnë folegjarpërinjtë". Ose te poezia "Lirikë baritore", ku vargjet janëngritur mbi bazamentin e metaforave dhe natyrshëm "dalldisesh" ngagjendja e jetuar poetike."Era loz me lulet,Unë mbledh trëndelinë.Bejka sylarusheÇ'ma këputi synë.***Kur të bjerë nata,Zbrit nga retë, moj hënë.Të hamë djathë nape.Të flemë ndënë tëndë".Në këto vargje, poeti ndërthur spontanisht në formën e kompozimitelementët e gjuhës me veprimin dëshiror, gjatë aktit sublim tëkrijimit poetik. Fjalët e poetit rrjedhin nga buza e shpirtit, tëharmonishme me figura amorfe, që gjallërojnë në objekte jetësore tënatyrës si: nata, hëna, tëndë dhe qartësohen lehtësisht nëudhëdëshirën e poetit: "Të flemë ndënë tëndë".Në disa nga poezitë e autorit Nikolla vallëzon soditja, e çuditshmja eformës muzikale. Mendimi frymor në fuqinë e vet, që me dijen evullnetit tejkalon largësitë, mposht ligësitë që e rrethojnë në jetë.Dhe arrin pa u ndalur në cakun e caktuar. Ky përcaktim është virtyt iavokatit poet, që me tingëllimën e këngës në vargje hulumton tek aiforcën e madhe shpirtërore, natyrën e butë njerëzore, mallin e unshëmpër bukuritë natyrore të trevës së Labërisë, ku lindi dhe u rrit; ku uedukua me zakonet dhe mençurinë e njerëzve me tradita kulturore tëkësaj zone. Dhe mençuria e burrave dhe grave të Labërisë ështëmençuria e poetit, e përcjellë me artin poetik, duke nxjerrë në pahvlerat dhe duke pasqyruar forcën magjike, figurave që zbulon hijshëmnë lëndinën e vargjeve. Dhe vargjet i mbledhim me sqimë, dukeformëzuar buqeta shumëngjyrëshe për t'iu "imponuar" kopshtit kulëvrohen këngët poetike. E këto këngë i këndojmë si ninullë e dhimbjesshpirtërore.P.sh. te poezia "Dil, moj dil…"Dil te kroi, kur vjen dita,Dil se nuk më pritet më! (f. 20), ku pritja (intime) e poetit ka njëforcë të thellë shpirtërore, një mall që e shpon deri në dhembje.Poeti është gjurmues dhe kërkues në gjetjen e figurave letrare që end,edhe pse nuk e arrin dot ta "kapi" në altar të dashurisë sëpërjetshme, ai zhytet në fjalorin e poezisë së traditës dhe po aty, aindërton, gati një kult të vetin poetik. Aty ka gjendje të lakmueshmetë dëshpërimit të brendshëm poetik.Po të hulumtosh në "dheun" e kopshtit të këngës poetike, dëgjon zërine poetit duke gjëmuar e psherëtirë në "murin" e lashtë me: "Zëri ikombit tim". Dhe ky zë është vetë emri i poetit, është një zë qëtingëllon fuqishëm, Bashkim. Ky emër ka një origjinë në lashtësinë ejetës dhe mbiekzistencën e të qënurit shqiptar. Një fjalë e urtëpopullore thotë: "Bashkimi bën fuqinë" ose vargjet e himnit kombëtar"Rreth flamurit të përbashkuar…". Pra, të "përbashkuar" tregon qartëfuqinë e domosdoshmërisë për efektet kohore të bashkimit tëshqiptarëve, për një qëllim madhor, atë kombëtar. Edhe në këtë poezi,autori skicon infrastrukturën poetike me një thirrje të lashtë, qës'mund ta largojmë (ta mohojmë) nga historitë e dhimbshme të kombittonë apo të legjendave të përjetësuara shqiptare."Bashkim, bashkim, bashkim!Thirrja oshëtin legjendëNga toka shqiptare.Fundshekullit të 20-tëTimpani le t'i çahet.***Bashkim, bashkim, bashkim!Një fjalëmal në gjoks të çdo shqiptari.Kosovë … Shqipëri … ÇamëriSi krah shqiponje le të jetë emri im!Dhe unë shpresëndezur luftëtar anonim.Nga dhimbja e shqiptarëve gjëmon globi:Bashkim… bashkim… bashkim".Këtu, (jo) "rastësisht", origjina e emrit të autorit krijon këngën etrimërisë, guximit të atdhedashurisë. Atë që përjetësisht politikatantishqiptare e ndanë bashkimin e "rrokjeve" të dashurisë kombëtare,ku kemi të njëjtat doke, zakone e gjuhë. Dhe gjuha shqipe kakështjellën (trinom): Kosovë, Shqipëri, Çamëri. Këtë gjë pasqyron edheavokati poet, që "rastësisht" e ka emrin Bashkim, si kolona zanore ekëngës ofshëtimë: "Bashkim, bashkim, bashkim, /Një fjalëmal në gjokstë çdo shqiptari".Përsiatjet e Bashkimit poet janë të njëllojta me përçapjet erilindasve dhe kolosëve të letërsisë sonë, si Naimi, Mjeda, Çajupi,Viçenc Prenushi, Noli, F. Konica, B. Xhaferri etj. Por me një ndryshimnë revolucionin artistik letrar të këtyre gjigantëve të letërsisëshqipe, sepse poeti Nikolla me "Zëri i kombit tim", gjëmon nëshekullin e ri (2004) dhe arti poetik i autorit është guxim qytetar ekontribut kombëtar. Zëri i poetit të shekullit të fundit, që këndonfuqishëm me dhimbjen morale të kombit shqiptar, është një dritëjeshile që duhet parë nga politikat e reja progresiste në Europë ebotë, për të vënë në vend dinjitetin e identitetit të kombit shqiptarqë flasin një gjuhë. Dhe këtë poeti e bën me një kulturë poetike, dukeshpresuar se zëri i tij është "luftëtar anonim".Dhe ne si lexues e kemi të qartë, se shumë shkrimtarë e poetë, kudonëpër botë kanë bërë përmbysje sistemesh, qeverisjesh me aktin ekrijimeve artistike. Këtu kujtoj një mendim të Volterit që thoshte:"Zëri njerëzor ishte baza dhe kushti i ekzistencës së letërsisë. Dhezëri i letërsisë është kushti i ekuilibrit të njeriut me idetë e mëdhakombëtare". Gjithashtu, kujtoj edhe një mendim tjetër interesant tëGëtes: "Poeti, - thotë ai, - duhet ta dojë atdheun edhe si njeri, edhesi qytetar, po në poezi, atdheu është prodhimtaria e tij me forcën efjalës, me fisnikëri e dashuri". Dhe mendimi i Volterit e i Gëtes vlene dhe për poetin Bashkim Nikolla.