Poezi nga Fatime Kulli

"Armik i poezisė"

Nėpėr mure
tė nevojtoreve publike
do ta zhgarravis emrin tėnd.
Nėpėr rreshta tė poezive
do tė pėshtyj
nėpėr filtrin e cigares
do tė tė shtrydh!
Do tė tė flak
si leckė e vjetėr
nga fletėt e kalendarit tim
o shpirti im
"Armik" i poezisė!
_________________

S'di se ku, e si…

Lindin ndjesitė
Perėndojnė nė rrėshqitje
Nėn – mbi forma pa trajta
s.di se ku, e si???...

Nė trup tė tėrbimit
ndjesia ēmendet
vetveten mallkon
si shije e ėmbėl.

Pendohet pse vlon
nė shkulm hidhėrimi?!

E shpirti s'e di
pse ėshtė rob i ndjesisė,
e fryma pjellė e vuajtjes,
ku zemrat
me gjuhėn e fshirjes
ndėrtojnė kuptueshėm
kullėn prej ajri tė lagėsht,
e gishtėrinjtė prej rėre
fshijnė pluhurin e dhimbjes...
_____________________


Vdes nė pavdekėsi

Dua tė vdes
pavdekėsia ime
mundėsisht nė pamundėsi...

Tė hakmerrem
me heshtjen e hakmarrjes
si e tėrbuar
nė tėrbimin tim.
Tė njohur me mosnjohjen
e ngrohtėsisė...

Tė vdes
nė pavdekėsinė
e frymės sė pafrymė.
_______________________

Hirėsi e paprekur

Pse mė lodh
o bar i njomė
fėshfėllimė e erėrave
tė shijes gėlltitur mė zgjon...

Toka ime rreze zhveshur
Ajėrngrohtė
Nė partiturė tė yjeve tė kėrkon
Tė tė rris nė kafkė tė ylberit
Tė tė krasisė nė prehėr tė diellit
hirėsi i paprekur!

Besoji rrahjet
e dashurisė sė verbėr!...
___________________


Thėngjijtė

Rrėfimi i dorės
vizatuar nė trille
si hanė e pakrehur...
Flakėza ngėrthyer lėmsh
Fjollės sė epshit
Ndrit, jehonė e pashuar...

Kanė mbetur thėngjijtė
pėr ty vogėlush, tė derdhin
qumėshtin e mushtė...
_______________________

Mė pėshtyj

Mė puth,
mė puth fort!
Kam etje-ndezjeje
S'duroj dot...
Mė puth!...
Nėse s'mundesh
Mė pėshtyj!


Mish + Mish

Çarçafėt
Nxorėn dhėmbėzat
tė kafshojnė
bardhėsinė

Prenė thojtė,
çorrėn hekurosjen
filloi lajthitja...

Mish + mish
shtrati lundron
heshturazi
nė pafajsinė
e avujve tė ngrohtė.
______________________

Mëshirë e pa mëshirshme


Vitet ikin tė prerė me thikė
Lule-gjėmbat thonė: Prit, prit, prit!
Eh, po pres me torbė varur nė shpirt
Dhe ti hije zuzare, shpresėn ma vret.

Oh, klithma ime fatzezė
Kėmbė varur mbi malin e shkelur
Ofshamė tragjedie, e kope therur.
Lule-bardhat çelin nė pus tė harrimit
Ulinjtė kullojnė gjak, si klumushti i gjirit.

Oh, dashuria ime e pashkelur!
Psherėtimė nė qiellz tė lotit
Identitet varur n'bastun udhėkryqesh
Ku kryqėzohen dashuritė…
…lulėzojnė ligėsitė.

Oh, mėshirė e pamėshirėshme!
Nė tokat e mia djerrė
Unė jam çami mė i vjetėr
Mbi kufomėn e gjunjėzimit, shkel.


* * *


Krahu i zemrės
mė zgjoi nga dehja
e shembjes sė kullės sė vjetėr.
Ngulur, thellė nėn shkėmb...
Zemra e lotit
mbeti Rob nėn ēati tė ullirit
Klithma, te guri i konakut.


* * *


Shkel mbi malin e shkelur
dhe mbledh ofshama n'erė
me kėmbė varur n'letėr...

Sa mirė kur ofshama pėrplaset
nė faqet e malit tė "fantazuar",
si ndėr skenat e teatrove.

Sa keq,
kur shkel mbi malin e shkelur.
Dhe erėrat mė shpojnė
si nė fushė tė minuar tallazesh...

Barėrat helmojnė ajrin e shpirtit.
Dashuria ime nė reanimacin...
Pėr erėn e malit,
pėr ujin e lumit Kalama...

Sa bukur,
ajri pėrcėllohet
nga dėshira pėrbindėshe,
si njė xhirim filmi...