VUSHTRRIA NDERON ÇAMERINË


VUSHTRRIA NDERON ÇAMERINË

Çamëria!
Një emër që në vete ngërthen: dashuri, krenari, atdhetari, heroizëm, dhembje, tragjedi. Një copë e shkëputur dhunshëm nga shtati ynë i gjymtuar, pa të cilën nuk ka se si të funksionojë normalisht.
Çamëria, një plagë që kullon gjak e që dhëmb shumë.
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka as Shqipëri!
Një e vërtetë e pamohueshme. Kosova që deri dje ka hequr shumë e ndjen më së miri fatin e vëllezërve të vet çamë. Dashuria për ta është aq e madhe, është aq e pashuar, saqë është ngritur në ideal jetësor.
Këtë ndjenjë e ka edhe Vushtrria e lashtë e Hasan Prishtinës. Letërnjoftimi më i ri i saj (emërtimet) përmbledh në vete gjithë historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë Etnike. Komisioni që unë drejtoi, Komisioni për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe institucioneve të Vushtrrisë, e ndjeu si obligim kombëtar që t'i nderojë çamët duke i vënë një rruge të qytetit emrin ÇAMËRIA.
Përveç fatit tragjik ende të pazgjidhur të kësaj treve heroike, vushtrriasit i nxiti për një akt të tillë edhe manifestimi gjithëkombëtar "Takimet e poeteshave shqiptare- Vushtrria 2008", ku vendin e parë e zuri pikërisht poetja çame, znj. Fatime Kulli. Kështu lidhja Kosovë-Çamëri u fuqizua edhe më për të synuar aty ku dhëmb dhëmbi- Bashkimin tonë Kombëtar!
Unë, personalisht dhe në emër të Galicës së Drenicës heroike, shfrytëzoj rastin për ta uruar dhe përgëzuar edhe gazetën "Ndryshe", e cila po bënë punë të mëdha në paraqitjen e vlerave historike e nacionaliste që shpiejnë në realizimin e aspiratave tona shekullore dhe në sendërtimin e amanetit të brezave liridashës, pra në BASHKIMN KOMBËTAR! Kjo gazetë është e të gjithë shqiptarëve, anadj e duam edhe ne në Kosovë, ju lutemi gjeni formë për ta shpërndarë për çdo ditë edhe këtej!
Nderim i veçantë i takon drejtorit të saj, z. Bashkim Nikolla, i cili si atdhetar sypatrembur, i dha hapësirë të mjaftueshme Apelit të poeteshave shqiptare, hartuar e nënshkruar nga Fatime Kulli, (në Kosovë ende nuk e ka publikuar asnjë gazetë) me të cilin u drejtohen organeve më të larta shtetërore të Kosovës e të Shqipërisë që sa më parë ta bëjnë të mundur kthimin e eshtrave të heroinës Shotë Galica në Galicë, ku e pret varri i zbarzët pranë bashkëluftëtarit dhe bashkëshortit, Azem Galica!

Edhe njëherë:
E gëzofsh emrin ÇAMËRI!
Urime gazeta "Ndryshe"!
Të lumtë Bashkim Nikolla!
Të lumtë Fatime Kulli!
Të lumtë Redaksi!
Rroftë Shqipëria e bashkuar me kufijtë e saj real!

Nga Bedri Tahiri


TREGIM nga FATIME KULLI

. . . kanë tagër


Nga FATIME KULLI



Unë, Era dhe Sara, shkuam tek Laura në shtëpi (pasi kishte disa ditë që s'vinte në punë).
Laurën e gjetëm të shtrirë, si një pikturë e deformuar abstrakte. Ajo na uroi mirëseardhjen dhe lëvizi jastëkun për t'u ngritur pakëz në shtrat. Në sytë e saj të kaltër si në ujët e detit, pashë valët e rrëmbyera të trishtimit që donin të shpërthenin në bregun e shpëtimit.
Pyetja dhe habia kacafyteshin në oazin e dyshimit...
Era, mjaft impulsive nuk priti dhe filloi ta pyeste:
- Ç'të ka gjetur që je katandisur kështu? Ti s'ke ankuar kurrë, se vuan nga ndonjë sëmundje. Je bërë si kufomë me eshtra të ngjyer!
Por, Laura si të nxirrte mirësi nga varri, tha:
- Po, ja... pa dashje u rrëzova nga shkallët, falë zotit shpëtova paq.
- Epo, njerëz jemi, edhe mund të rrëzohemi, pastaj, Laura vesh gjithmonë këpucë me taka të larta, - ndërhyri Sara qetësisht. Duke larguar kështu perden e dyshimit nga epiqendra e logjikës.
Sytë e mi përplasen përballë syve të Laurës, për t'i shkëputur vargonjtë e tundimit, që frikshëm fshehin diçka brenda, bukurisë së tyre.
Dhe sytë e saj bëhen më të fuqishëm, përballë nesh. Butësia e tyre filloi të gjejë qetësinë e humbur, duke u zhveshur nga makthi që e kishte mbërthyer atë bukuri magjepse. Befas, nga sytë e saj u derdh një stuhi me lot pafajësie, si për të ftuar të uriturit që dinë të pinë, vetëm dhimbje.
Shfrimi i menjëhershëm i rrëkesë ujore, goditi me shuplakë të fortë, durimin tonë dhe kërkuam me çdo kusht që Laura të na tregojë, ç'i ka ndodhur!
Krejt pa dashur sytë më shkuan në faqen e murit, sipër kokës sime më tërhoqi vëmendjen një fotografi. E vështrova me kureshtje, por Laura për t'i dhënë rëndësi, ndërhyri duke buzëqeshur:
- Kemi dalë me Marianin në plazh, në muajin e mjaltit.
Fotografi më të bukur s'kisha parë. Mariani si artist filmi, ndërsa Laura dukej si një fotomodele. Të dy, i kishte zgjedhur Zoti me dorën e tij.
Por Era (tip nevralgjike) vrapoi si era dhe me zërin e saj mu drejtua mua:
- Eva, lëre atë fotografi në stinën e saj! Dhe u kthye nga e sëmura:
- Kurse, ti Laura, nëse na ke shoqe të mira, na thuaj shqetësimin e trishtimit që na rrëfyen sytë e tu!
Laura mori frymë thellë dhe nxori ca psherëtima, të zhytura thellë në batakun e humnerës së shpirtit. Me duart që i dridheshin nga tensioni i çekuilibruar, filloi të zbërthejë kopsat e pizhameve, si të çmontonte gjithë tmerr, kapakun e ndonjë arkivoli.
Pamja e saj, i goditi si një fshikull, e hodhi vështrimin duke u luhatur me hapin e pasigurtë dhe lëshoi një britmë, sikur të kishte frikë edhe nga vetja.
U pamë sy ndër sy, vështrimi i saj ishte shprehje turpi dhe zemërimi të tërbuar...Vështrimi i saj prej skllaveje ndeshi tek unë vështrimin e një gruaje, e një motre. E kuptova sa shumë e kishte poshtëruar ai burrë, dhe u turpërova për dobësinë e saj.
Oh, ç'tmerr më panë sytë! Gjoksi i saj i vizatuar me maja thike, si të ishte gjoksi i ndonjë kufome të gjetur në rrugë, a ndonjë personazh i përdhunuar, si ndër filma.
Edhe Sara që është një grua e butë, e matur, klithi e egërsuar:
- Si e ke lejuar brutalitetin e atij maskarai, të arrij deri në këtë krim?!
Era e pa përmbajtur nga dëshpërimi vrapoi tek telefoni, duke ulëritur:
- Do të njoftojë policinë! Cili burrë ka të drejtë të na poshtërojë kaq paturpësisht e padrejtësisht, deri në deformimin fizik të gruas?! Përse duhet të heshtim para burrave të dhunshëm? Ndërkohë që ne, i respektojmë dhe investojmë aq shumë nga shpirti ynë, për t'i lumturuar, për t'i dhënë jetës jetë, kurse ata na e shpërblejnë, mizorisht, kështu siç e ka katandisur shoqen tonë...
Laura duke dihatur, i lutej:
- Mos, të lutem... mos! ...
Dhimbja në çaste të tilla, krijon shpërthime tensionesh të pa parashikuara vullkanike. Era e ngrirë si pikë-pyetje para telefonit, bërtiste sikur ne të ishim shumë larg saj:
- Kjo është e tmerrshme, ti duhet ta denoncosh!
Sara e çoroditur mërmëriste nëpër dhëmbë:
- Të gjithëve na ndodh që të bëjmë fjalë në shtëpi. Edhe burri im nxehet ngandonjëherë, por unë bëj sikur s'e dëgjoj dhe kur qetësohet, më thotë:
"Më fal Sara! Sot e teprova, por kam qenë i nervozuar në punë, s'më ka ecur mirë sot" .
- Ti Sara, mjaft na mbushe mendjen! - ia preu Era. - Bën mirë të punësohesh në kopshtin zoologjik, për të zbutur ujqërit!
Nuk mundja ta shihja dot Laurën në atë gjendje shpirtërore e fizike, s'e mendoja se do të zhvillonim një ndeshje kaq të fortë emocionale me shije të hidhur... Ia fërkoja lehtë duart për ta qetësuar, ndërkohë trokiti dera. Huri e ëma e saj me një mjeke. Me shqetësimin e nënës e me lot në sy na përshëndeti, dhe iu drejtua së bijës:
- Sot qenke çelë në fytyrë, se të kanë ardhur shoqet, e mira nënës, fatzeza nënës. Më rëntë pika, ç'më shohin sytë, e bukura e nënës. Dhe lotët e saj vaditnin faqet e zverdhura të Laurës. Mjekja pasi e vizitoi, i tha: Duhet të të shtroj në spital! Plagët kanë filluar të infektohen.
Sytë e dhimbjes së dhunuar të Laurës, u ndeshën me sytë kokëfortë të shoqeve të saj dhe zgjati duart e mishërimit, me shprehjen e gruas së nënshtruar të fatit të saj, për hir të fëmijëve, dhe dashurisë që kish për të shoqin. Lotët e saj dridheshin, sikur vlonin në furrën metalurgjike. Dhe me ton zbutës, nxori një tingull lutës, duke iu përgjëruar:
- Të lutem, bëj ç'të mundesh këtu, sepse po të shtrohem, situata do të përkeqësohet më tej!...Lutjet e Laurës më shkatërronin nervat, sikur, të kishte bërë ndonjë turp a faj të madh.
Pasi u largua mjekja, iu afrova me inatin që gulçonte brenda meje:
- Nuk dua të të rëndoj, as të të lëndoj, por dua që ti të ndjesh rëndësinë ë peshës së fjalës tënde, të drejtës tënde, të personalitetit si grua e fuqishme. Mjaft me sentimentalizma! Cilat janë shkaqet e dhunës së ushtruar, nga bukuroshi yt?!
- Po si të them... Marjani atë ditë ka qenë i pirë tapë. U mundova ta qetësoj për t'i dhënë ekzistencën e normalitetit, jetës... Por gjykimi i tij më krijoi dhimbje të forta që lanë gjurmë të errëta, dhe unë s'kam forcë t'i fshij.
- Po pse je, kaq e pazonja, moj qyqe?! Vetëm të ulësh kurrizin din, dhe të durosh dajakun!
- Jo, Eva! Ju s'e mendoni sa e vuaj unë këtë situatë, por gjithnjë mendoj për dy fëmijët, që mos t'i bëj të vuajnë për shkakun tonë. Por mos harro faktorin tjetër, se ne gratë, s'kemi forcë e pavarësi të plotë para opinionit, prandaj ndjenjën e fajit të tij, unë ia shpërndaj erës...
E ëma, e dëgjoi të bijën, çapëleu sytë dhe u drejtua nga mikeshat e saj:
- Ju jeni shoqet e sime bije, jeni si vajzat e mia, prandaj dua të flas hapur me ju. Marianit i ka hyrë vetja në qejf, e trutë i funksionojnë në këmbë. Që kur ka filluar punë atje lart, e ka tërbuar paraja. Madje, ai moj bijat e mia, bredh gjithkund me sekretaren e tij... e dinë të gjithë... Laura s'e duroi dot t'ia përdhoste dashurinë. Dhe ja, shiheni vetë, si e ka katandisur!. ..
S'doja t'i besoja, ato çka nxori nga goja kjo nënë. Ndodh shpesh herë, që burrat për pasione aventureske bëhen egoistë, pushtet-mbrojtë s të emrit, Burrë.
Një nerv i brendshëm i kujtesës që më ngacmoi një emocion të fuqishëm, që unë, dikur dashurova çmendurisht, dhe urreva njëkohësisht një burrë.
E pushtuar pas një pasioni të ëmbël, që herë më dukej si prurje normale e herë i paarritshëm, u ndodha nën trysninë e syve të natës. Nata më zhveshi krejt paturpësisht, para syve të hënës dhe më ledhatoi mrekullisht me të ftuarin e pasionit...
Pasione butësisht të çmendura, të mrekullueshme, të paharrueshme. ..
Kur sytë e hënës filluan të mbyllen, ftoi agimin për të zbehur pasionet...
Çuditërisht dëgjova një zë të sinqertë, që s'do ta bënte asnjë burrë para egoizmit euforik të pasionit.
Ende më rrëmben oshtima në vesh si një tingull i ëmbël, kur ai më rrëfeu sinqerisht:
"Të falënderoj o engjëll i natës, për çastet magjike që më dhurove, por unë s'jam marrë kurrë me aventura të tilla... Është hera e parë që ndërroj shtratin e besnikërisë bashkëshortore, pasi gruan time e dua shumë. Ajo edhe pak ditë do të lind, prandaj unë...
Nuk do ta harroj kurrë, këtë rrëfim prej shenjtori.
Interesant si janë burrat, sa të çuditshëm, të nevojshëm, aq edhe të ndryshëm nga njëri- tjetri.
Dhe për t'i ruajtur të freskët, të bukur, të ëmbël, sytë e asaj nate, sa herë që troket ndonjë pasion, unë s'e hap kurrë derën.
- Eva! – thërret Era.
- Eja të ikim, se u bë vonë, vijmë përsëri pasnesër! Laura le të qetësohet e pastaj, të vendosë, si të bëhet më mirë. Ne s'ia mbushim dot mendjen. Të isha në vendin e Laurës, Marianin do ta gjykonte drejtësia në mes të sheshit të qytetit.
Kur dolëm përjashta, mbrëmja kishte hedhur mbi supe vellon e muzgut.
Në mes të rrugës, si për ironi të mbrëmjes shohim një kope qensh që lehnin e përlesheshin me njëri-tjetrin.
Sara, më e dhembshura, mori një gur në dorë dhe thërriste: "Kuç, kuç, kuç!"
Ajo vazhdonte të thërriste për t'i shpërndarë, por ata vazhdonin punën e tyre. Midis grumbullit fekste një qen i bardhë, shumë i bukur që mundohej të fshinte turinjtë, me këmbët e tij. Kurse të tjerët, ishin të zinj e pisanjosë, dhe nuk ngopeshin duke sulmuar atë të gjorin...
Era, si gjithmonë e shkathët, tha:
- Ai qeni i bardhë është femër.
E gjora, mundohej të ikte për t'i shpëtuar kafshimeve, por ata s'e lëshonin kollaj.
- Dëgjoni moj gra! – vazhdoi Era – Edhe qentë kanë pasionet e tyre. Edhe këta janë të dhunshëm, edhe këta shtazë janë si meshkujt që kanë tagër të pacenueshëm për epsh-dhunë tek të pambrojturat. ..
Është e pa pranueshme, por e vërtetë. Janë apo s'janë seks mashkull?! Dhe të gjithë kanë shumë ngjashmëri me njëri-tjetrin.
Gatë u larguan nën mjegullën e dobësisë, duke çapitur midis dhimbjes së saj dhe heshtjes së rëndë që kishte pllakosur shpirtin e lënduar...
Sa e çuditshme dhe humane është zemra e një gruaje

PËRSIATJE MBI NJE LIBËR

Përsiatje rreth vëllimit me poezi "Kataraktet e shpirtit" të autorit Bashkim Nikolla.

Nga FATIME KULLI

Duke rrëmuar midis librave, në një raft gjeta një libër me poezi,dhuruar dikujt me autograf nga autori Bashkim Nikolla. E shfletova ngakurioziteti dhe gishtërinjtë e mendjes "ngacmonin" ngeshëm nëpërfletët e librit "Kataraktet e shpirtit". Pasi e lexova, e futa nëçantë dhe në mbrëmje e rilexova me kujdes, ku kërshëria dhe habia mëngërthyen me emocione të ndryshme, të çuditshme. Më mori me veterrjedha e poezive, duke më "amplifikuar" të bëj "aktin" e deshifrimittë aktit krijues nikollian, pasi gjërat e bukura më pëlqejnë.Megjithëse poezia nuk deshifrohet, ajo ndjehet, mandej "shprishëzohet"si fletëzat e buta nëpër qelizat e ndjeshmërisë shpirtërore, siushqimi më i shijshëm për poetët.Në vëllimin me poezi "Kataraktet e shpirti" mblodha si bletëz (nga 25poezitë) njëzet e pesë karaktere të ndryshme poetike të njeriut poet,që më ngjizën për tharmin, gjetjen poetike, të hyj në botën e artit tëpoetit. Dhe aty mbetesh "peng" i botës së pasionit dhe shpirtitpoetik. Dhe që pa dyshim, lexuesi e gjen veten në një cep të jetës nëaktin krijues dhe, që është e vështirë të largohesh, pa "firmosur" si"akt" burimor jehonën që përcjell brenda qenies personale, me aktin epërthithjes emocionale të poetit. Dhe unë mbeta "viktimë" e librit"Kataraktet e shpirtit" te vargjet: "Në shpirtin e tharë/ bëjnë folegjarpërinjtë". Ose te poezia "Lirikë baritore", ku vargjet janëngritur mbi bazamentin e metaforave dhe natyrshëm "dalldisesh" ngagjendja e jetuar poetike."Era loz me lulet,Unë mbledh trëndelinë.Bejka sylarusheÇ'ma këputi synë.***Kur të bjerë nata,Zbrit nga retë, moj hënë.Të hamë djathë nape.Të flemë ndënë tëndë".Në këto vargje, poeti ndërthur spontanisht në formën e kompozimitelementët e gjuhës me veprimin dëshiror, gjatë aktit sublim tëkrijimit poetik. Fjalët e poetit rrjedhin nga buza e shpirtit, tëharmonishme me figura amorfe, që gjallërojnë në objekte jetësore tënatyrës si: nata, hëna, tëndë dhe qartësohen lehtësisht nëudhëdëshirën e poetit: "Të flemë ndënë tëndë".Në disa nga poezitë e autorit Nikolla vallëzon soditja, e çuditshmja eformës muzikale. Mendimi frymor në fuqinë e vet, që me dijen evullnetit tejkalon largësitë, mposht ligësitë që e rrethojnë në jetë.Dhe arrin pa u ndalur në cakun e caktuar. Ky përcaktim është virtyt iavokatit poet, që me tingëllimën e këngës në vargje hulumton tek aiforcën e madhe shpirtërore, natyrën e butë njerëzore, mallin e unshëmpër bukuritë natyrore të trevës së Labërisë, ku lindi dhe u rrit; ku uedukua me zakonet dhe mençurinë e njerëzve me tradita kulturore tëkësaj zone. Dhe mençuria e burrave dhe grave të Labërisë ështëmençuria e poetit, e përcjellë me artin poetik, duke nxjerrë në pahvlerat dhe duke pasqyruar forcën magjike, figurave që zbulon hijshëmnë lëndinën e vargjeve. Dhe vargjet i mbledhim me sqimë, dukeformëzuar buqeta shumëngjyrëshe për t'iu "imponuar" kopshtit kulëvrohen këngët poetike. E këto këngë i këndojmë si ninullë e dhimbjesshpirtërore.P.sh. te poezia "Dil, moj dil…"Dil te kroi, kur vjen dita,Dil se nuk më pritet më! (f. 20), ku pritja (intime) e poetit ka njëforcë të thellë shpirtërore, një mall që e shpon deri në dhembje.Poeti është gjurmues dhe kërkues në gjetjen e figurave letrare që end,edhe pse nuk e arrin dot ta "kapi" në altar të dashurisë sëpërjetshme, ai zhytet në fjalorin e poezisë së traditës dhe po aty, aindërton, gati një kult të vetin poetik. Aty ka gjendje të lakmueshmetë dëshpërimit të brendshëm poetik.Po të hulumtosh në "dheun" e kopshtit të këngës poetike, dëgjon zërine poetit duke gjëmuar e psherëtirë në "murin" e lashtë me: "Zëri ikombit tim". Dhe ky zë është vetë emri i poetit, është një zë qëtingëllon fuqishëm, Bashkim. Ky emër ka një origjinë në lashtësinë ejetës dhe mbiekzistencën e të qënurit shqiptar. Një fjalë e urtëpopullore thotë: "Bashkimi bën fuqinë" ose vargjet e himnit kombëtar"Rreth flamurit të përbashkuar…". Pra, të "përbashkuar" tregon qartëfuqinë e domosdoshmërisë për efektet kohore të bashkimit tëshqiptarëve, për një qëllim madhor, atë kombëtar. Edhe në këtë poezi,autori skicon infrastrukturën poetike me një thirrje të lashtë, qës'mund ta largojmë (ta mohojmë) nga historitë e dhimbshme të kombittonë apo të legjendave të përjetësuara shqiptare."Bashkim, bashkim, bashkim!Thirrja oshëtin legjendëNga toka shqiptare.Fundshekullit të 20-tëTimpani le t'i çahet.***Bashkim, bashkim, bashkim!Një fjalëmal në gjoks të çdo shqiptari.Kosovë … Shqipëri … ÇamëriSi krah shqiponje le të jetë emri im!Dhe unë shpresëndezur luftëtar anonim.Nga dhimbja e shqiptarëve gjëmon globi:Bashkim… bashkim… bashkim".Këtu, (jo) "rastësisht", origjina e emrit të autorit krijon këngën etrimërisë, guximit të atdhedashurisë. Atë që përjetësisht politikatantishqiptare e ndanë bashkimin e "rrokjeve" të dashurisë kombëtare,ku kemi të njëjtat doke, zakone e gjuhë. Dhe gjuha shqipe kakështjellën (trinom): Kosovë, Shqipëri, Çamëri. Këtë gjë pasqyron edheavokati poet, që "rastësisht" e ka emrin Bashkim, si kolona zanore ekëngës ofshëtimë: "Bashkim, bashkim, bashkim, /Një fjalëmal në gjokstë çdo shqiptari".Përsiatjet e Bashkimit poet janë të njëllojta me përçapjet erilindasve dhe kolosëve të letërsisë sonë, si Naimi, Mjeda, Çajupi,Viçenc Prenushi, Noli, F. Konica, B. Xhaferri etj. Por me një ndryshimnë revolucionin artistik letrar të këtyre gjigantëve të letërsisëshqipe, sepse poeti Nikolla me "Zëri i kombit tim", gjëmon nëshekullin e ri (2004) dhe arti poetik i autorit është guxim qytetar ekontribut kombëtar. Zëri i poetit të shekullit të fundit, që këndonfuqishëm me dhimbjen morale të kombit shqiptar, është një dritëjeshile që duhet parë nga politikat e reja progresiste në Europë ebotë, për të vënë në vend dinjitetin e identitetit të kombit shqiptarqë flasin një gjuhë. Dhe këtë poeti e bën me një kulturë poetike, dukeshpresuar se zëri i tij është "luftëtar anonim".Dhe ne si lexues e kemi të qartë, se shumë shkrimtarë e poetë, kudonëpër botë kanë bërë përmbysje sistemesh, qeverisjesh me aktin ekrijimeve artistike. Këtu kujtoj një mendim të Volterit që thoshte:"Zëri njerëzor ishte baza dhe kushti i ekzistencës së letërsisë. Dhezëri i letërsisë është kushti i ekuilibrit të njeriut me idetë e mëdhakombëtare". Gjithashtu, kujtoj edhe një mendim tjetër interesant tëGëtes: "Poeti, - thotë ai, - duhet ta dojë atdheun edhe si njeri, edhesi qytetar, po në poezi, atdheu është prodhimtaria e tij me forcën efjalës, me fisnikëri e dashuri". Dhe mendimi i Volterit e i Gëtes vlene dhe për poetin Bashkim Nikolla.

FTESA - L'INVITO, di Fatime Kulli

Il velo dei matrimoni combinatiIn occasione del 25 novembre, "Giornata internazionale per l'eliminazione della violenza contro le donne" pubblichiamo un ampio stralcio del racconto della scrittrice albanese Fatime Kulli, scusandoci se non possiamo pubblicarlo interamente. Cliccate sulla bandierina albanese per il testo completo in lingua originale. La traduzione italiana è del figlio di Fatime, Horald Kulli, rivisto dalla nostra collaboratrice Mimoza Sali.

L’INVITO

Tenevo in mano l’invito per andare al matrimonio della figlia dei Llukaj e mi facevo in quattro per trovare l’abito adatto. L’abitudine vuole che l’invitata d’onore sia vestita di lusso. … I tavoli degli invitati erano apparecchiati con finezza nel cortile della casa, dove si spargeva il buon odore delle rose. Ci sedemmo davanti alla coppia, che sembrava raggiante. L’orchestra suonava ..gli invitati ballavano e anche la sposa e lo sposo, felicissimi.. I miei occhi erano fissati sulla coppia, e come un fulmine vennero toccati i miei ricordi…Il ballo finì e gli invitati si misero a brindare e ad augurare.I miei occhi a volte invidiosi e a volte curiosi indagavano la coppia che sembrava il simbolo dell’amore. In un flash davanti agli occhi turbati mi sbattei nella roccia dei ricordi!!…Saranno davvero felici come sembrano?! .. Punge come un chiodo il mio stupore che la coppia sia fidanzata con la combinazione, appena che la ragazza finì il liceo. Come sono ipocriti. Fanno finta di amarsi da una vita. Dicono che il genero sia ricchissimo e sulla base di quell’interesse il signor Lluka gli diede la figlia per sposa. Dio, come sono fatti i padri…Ti mettono la veste del matrimonio facendoti credere che l’amore paterno è immenso, ed è per farti felice, anche se quella “felicità” ti avvelena fino alle cellule. Mi sentii svenire e caddi sul grembo della zia della sposa. - Presto, un bicchiere d’acqua – gridò la zia. … - Ora sto bene. Mi è passato tutto, ma è lo spirito che è a brandelli. Questa sera sono di troppo…… Ricordi seppelliti ma non marciti. Avevo appena compiuti i 16 anni quando mio padre torna felicissimo a casa, e con l’orgoglio del genitore, disse alla mamma:- Ho dato la parola, moglie che sia per bene. La mamma rimase colpita.: Che cosa dici? …Ma la ragazza ha la scuola, lei è ancora….continuava la mamma.Entrai innervosita, tolsi la maschera della paura e feci uscire la spada del mio diritto e urlai con tutta la forza dello spirito:- Non voglio fidanzarmi! Voglio seguire i studi, ho i miei sogni…Era la prima volta, che parlavo con quel tono a mio padre…Il sangue mi scorreva per le vene e cominciava a bollire come in una grande pentola d’odio. Conoscevo bene mio padre, la sua parola era un ordine e la mamma era molto debole per contrapporla. Cominciai a piangere. Con le dita cucii la bocca perché non si sentisse il fiato in quell’aria che ti soffocava. Invece papà continuava contento:- Domani vengono i genitori. Ti sposerai fra due mesi, perché il genero è figlio unico.O Dio! che cosa ti ho fatto! Salvami da questa “zuppa pasticciata” che ha cucinato mio padre! Mentre lui continuava a inorgoglirsi per il merito di ciò che aveva fatto, io lottavo con il silenzio che mi soffocava con la sua debolezza. Manco un mese e io ero la sposa di un uomo che non avevo mai visto in faccia, sentivo la voce e persino non sapevo il suo nome. La povera mamma asciugava le mie lacrime con le sue lacrime.- Così è scritto, figlia mia – diceva la mamma per calmarmi. .. Anche io così sposai tuo padre e ora ho la casa piena.- Allora era un’altra cosa, ma oggi le cose devono cambiare, mamma. Per me imbruniva e diventava alba con i sogni violati, i desideri spezzati, invece le notti portavano una bufera nel mio cuore finchè il cuscino non si asciugava mai. Cominciai ad ammalarmi. Pregavo Dio di prendermi nelle sue braccia e di portarmi lontano da questo schifoso mondo.All’improvviso sento una voce conosciuta che mi sveglia dal sogno lottatore delle ingiustizie e delle giustizie più che umane.Era mio marito. - Alzati, andiamo a ballare!, mi dice- No, non ho voglia, ho mal di stomaco. Vorrei un caffè.Il caffè me lo portò il padrone di casa. Perché odiai tanto quella persona?!- Prego signora, spero che il caffè le faccia bene e possa venire a festeggiare con gli altri invitati.….La musica riprese di nuovo e la coppia non tardò ad alzarsi per ballare. Ah, quel velo bianco… Mi coprii con il velo delle emozioni. Meglio non fossi venuta qui. Dannato velo!….Quando mi portarono il velo nella valigia non lo aprii. Preparavo piani diabolici per salvarmi da questo velo bianco. ….Il velo dei matrimoni combinati, anche oggi ballano e si scontrano, cuori innocenti dai quali fanno uscire la vita con la forza degli interventi degli altri, ma questa lingua deve essere tagliata con le forbici, una volta per tutte. Mi sveglio dai ricordi amari… e vedo il turbamento di mio marito.- Che cosa hai stasera tu?! Sei strana. Hai versato il caffè sul vestito. Sputava così la sua rabbia.Ah sì, si è versato davvero…e il vestito cominciò a parlare con il rancore che aveva ormai toccato il fondo.Che si versino tutti i maledetti caffè dei fidanzamenti combinati!

Poezi nga Fatime Kulli

"Armik i poezisė"

Nėpėr mure
tė nevojtoreve publike
do ta zhgarravis emrin tėnd.
Nėpėr rreshta tė poezive
do tė pėshtyj
nėpėr filtrin e cigares
do tė tė shtrydh!
Do tė tė flak
si leckė e vjetėr
nga fletėt e kalendarit tim
o shpirti im
"Armik" i poezisė!
_________________

S'di se ku, e si…

Lindin ndjesitė
Perėndojnė nė rrėshqitje
Nėn – mbi forma pa trajta
s.di se ku, e si???...

Nė trup tė tėrbimit
ndjesia ēmendet
vetveten mallkon
si shije e ėmbėl.

Pendohet pse vlon
nė shkulm hidhėrimi?!

E shpirti s'e di
pse ėshtė rob i ndjesisė,
e fryma pjellė e vuajtjes,
ku zemrat
me gjuhėn e fshirjes
ndėrtojnė kuptueshėm
kullėn prej ajri tė lagėsht,
e gishtėrinjtė prej rėre
fshijnė pluhurin e dhimbjes...
_____________________


Vdes nė pavdekėsi

Dua tė vdes
pavdekėsia ime
mundėsisht nė pamundėsi...

Tė hakmerrem
me heshtjen e hakmarrjes
si e tėrbuar
nė tėrbimin tim.
Tė njohur me mosnjohjen
e ngrohtėsisė...

Tė vdes
nė pavdekėsinė
e frymės sė pafrymė.
_______________________

Hirėsi e paprekur

Pse mė lodh
o bar i njomė
fėshfėllimė e erėrave
tė shijes gėlltitur mė zgjon...

Toka ime rreze zhveshur
Ajėrngrohtė
Nė partiturė tė yjeve tė kėrkon
Tė tė rris nė kafkė tė ylberit
Tė tė krasisė nė prehėr tė diellit
hirėsi i paprekur!

Besoji rrahjet
e dashurisė sė verbėr!...
___________________


Thėngjijtė

Rrėfimi i dorės
vizatuar nė trille
si hanė e pakrehur...
Flakėza ngėrthyer lėmsh
Fjollės sė epshit
Ndrit, jehonė e pashuar...

Kanė mbetur thėngjijtė
pėr ty vogėlush, tė derdhin
qumėshtin e mushtė...
_______________________

Mė pėshtyj

Mė puth,
mė puth fort!
Kam etje-ndezjeje
S'duroj dot...
Mė puth!...
Nėse s'mundesh
Mė pėshtyj!


Mish + Mish

Çarçafėt
Nxorėn dhėmbėzat
tė kafshojnė
bardhėsinė

Prenė thojtė,
çorrėn hekurosjen
filloi lajthitja...

Mish + mish
shtrati lundron
heshturazi
nė pafajsinė
e avujve tė ngrohtė.
______________________

Mëshirë e pa mëshirshme


Vitet ikin tė prerė me thikė
Lule-gjėmbat thonė: Prit, prit, prit!
Eh, po pres me torbė varur nė shpirt
Dhe ti hije zuzare, shpresėn ma vret.

Oh, klithma ime fatzezė
Kėmbė varur mbi malin e shkelur
Ofshamė tragjedie, e kope therur.
Lule-bardhat çelin nė pus tė harrimit
Ulinjtė kullojnė gjak, si klumushti i gjirit.

Oh, dashuria ime e pashkelur!
Psherėtimė nė qiellz tė lotit
Identitet varur n'bastun udhėkryqesh
Ku kryqėzohen dashuritė…
…lulėzojnė ligėsitė.

Oh, mėshirė e pamėshirėshme!
Nė tokat e mia djerrė
Unė jam çami mė i vjetėr
Mbi kufomėn e gjunjėzimit, shkel.


* * *


Krahu i zemrės
mė zgjoi nga dehja
e shembjes sė kullės sė vjetėr.
Ngulur, thellė nėn shkėmb...
Zemra e lotit
mbeti Rob nėn ēati tė ullirit
Klithma, te guri i konakut.


* * *


Shkel mbi malin e shkelur
dhe mbledh ofshama n'erė
me kėmbė varur n'letėr...

Sa mirė kur ofshama pėrplaset
nė faqet e malit tė "fantazuar",
si ndėr skenat e teatrove.

Sa keq,
kur shkel mbi malin e shkelur.
Dhe erėrat mė shpojnė
si nė fushė tė minuar tallazesh...

Barėrat helmojnė ajrin e shpirtit.
Dashuria ime nė reanimacin...
Pėr erėn e malit,
pėr ujin e lumit Kalama...

Sa bukur,
ajri pėrcėllohet
nga dėshira pėrbindėshe,
si njė xhirim filmi...

"Bilal Xhaferri është mbi-un”






JEHONE E LIBRIT

"URAGANI I DY METEOREVE"

te FATIME KULLIT


- “Uragani i meteorëve” ka zbrit ur mes Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe Shoqërisë P.A.Çamëria, dega Elbasan. Prania e autores së këtij libri, Fatime Kulli, tashmë të mirëpritur nga rrethet letrare krijoi një atmosferë të këndshme dhe interesante që buroi nga vlerat e këtij libri. Duke qenë të mirëkuptuar në organizimin e aktiviteteve të tilla në Elbasan, drejtuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe Shoqëria P.A.Çamëria kanë promovuar librin, tashmë të njohur, ku mishërohet jeta dhe misteret e shkrimtarit disident, publicistit dhe patriotit të madh shqiptar, Bilal Xhaferri.Është hera e tretë që në Elbasan gjenia e shkrimtarit të shquar gjendet mes adhuruesve të tij, ndërkohë që Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë asnjëherë nuk ka bërë ndonjë promovim të tillë për një shkrimtar të përmasave të mëdha, që me dinjitetin e tij u përball dhe fitoi autoritetin e shkrimtarit disident, se nuk u pajtua asnjëherë me realizmin socialist dhe me krijimtarinë e një rryme të dështuar dhe të politizuar deri në detajet më të vogla.Rreth këtyre koncepteve diskutoi edhe vetë autorja e librit “Bilal Xhaferri dhe Ismail Kadare, ballë për ballë” Fatime Kulli, prej së cilës mund të veçosh fjalët: “Nxora në pah disa nga misteret e jetës së Bilal Xhaferrit, të cilit iu bë edhe një persekutim i ri edhe pas 1990-ës. Veprat e Bilalit janë brilante dhe shkrimtari i madh nuk matet me numrin e veprave, por me vlerat e tyre. Një i tillë ishte Bilali”. Duke qenë e vendosur në bedenat e një kalaje, që mban brenda saj kolosët e letërsisë, Fatime Kulli, vajza që trashëgoi dhuntitë e gjyshit të saj Nustret Zane, për të qenë vetvetja në gjykimin dhe forcën e shprehjes së realitetit që përjeton, shprehet se “ kam dashur të zbuloj anën morale të Bilal Xhaferrit. Unë nuk e kontestoj Kadarenë, por dua të them se Bilal Xhaferri ishte një “mbi-un”. Vepra ime ka hapur dritën jeshile për studimin e letërsisë së Bilalit, sepse vepra e tij është një pus i thellë dhe i pashtershëm”.Mund të thuash me plot gojën, siç e cilësuan këtë fakt edhe shumë të tjerë, se “Libri i Fatime Kullit është një këmbanë alarmi, sepse historinë e shtrembërojnë, por ne nuk duhet ta lejojmë. Ajo është një këmbanë alarmi për Ministrinë e Kulturës, për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, që e kanë harruar, e kanë lënë në hije vetëm e vetëm se Bilal Xhaferri nuk ishte nga Gjirokastra, por nga Çamëria e Dodonës dhe e Pirros së Epirit, nga Çamëria e bijëve të shtrenjtë që ka njohur historia.Kur ballë për ballë vendosen në një vepër dy prej shkrimtarëve që janë lakmuar më shumë nga lexuesit shqiptarë dhe të huaj, atëherë çdo fjalë ka kuptimin e vet kur flitet për padrejtësinë që u bë në emër të drejtësisë, por që solli padrejtësinë e madhe në emër të partisë që prodhonte pseudoshkrimtarë dhe flakte të tillë ata pa u lindur mirë. Me të drejtë Frederik Reshpja shprehet se: “Mermerin e badhë të Kadaresë e gërvisht çami i jashtëzakonshëm, Bilal Xhaferri”. Edhe pse Kadareja i ka pohuar gazetarit Zane në një intervistë të majit 1996 në shtëpinë botuese “Onufri” në Elbasan se “ me Bilal Xhaferrin është bërë një ndër spekulimet më të mëdha”, duke nënkuptuar në lidhje me Ismail Kadarenë, përsëri mbeten të dyshimta edhe sot e kësaj dite ato thënie dhe kundërthënie të vetë Ismail Kadaresë për Bilal Xhaferrin. Janë këto sentenca kontradiksioni që frymëzuan dhe bënë që Fatime Kulli të gjendje ballë për ballë dy kolosëve duke i vënë ata në balancën e një drejtësie të vërtetë, jo më në kohë të pabarabarta, por në shekullin e 21, kur kujtimi dhe nderimi për shkrimtarin e madh Bilal Xhaferri ka detyruar shqiptarët e letrave të Kosovës t’ia botojnë të plotë veprën, donte apo nuk donte Kadare, i vinte apo nuk i vinte mirë ndokujt pse përballeshin letërsitë dhe jetët e dy shkrimtarëve; njëri disident dhe tjetri i cilësuar edhe oborrtar.Hyqmet Zane, gazetari dhe ish-kryetari i Shoqërisë P.A.Camëria, i njohur për organizime të tilla për figurën e shkrimtarit Bilal Xhaferri ka pohuar që në fillim të promovimit se “është fat të kesh një shkrimtar të tillë, po aq sa është fat të kesh mundësinë të ndodhesh ballë për ballë me kolosët e letërsisë shqiptare që aq bukur i ka fokusuar shkrimtarja dhe studiuesja Fatime Kulli. Porse për shkrimtarin dhe poetin Milianov Kallupi “ Bilali lindi si bir i tokës epirotase dhe u shndërrua në një meteor të letërsisë, që mbetet i paarritshëm për vetë gjeninë e frymëzimit që e shoqëroi atë në një jetë të mbushur me privacione pa fund brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mes të ujqërisë diktatoriale, që donte ta shqyente dhe në zemër të demokracisë amerikane, ku edhe gjeti prehjen e përjetshme”.Por ajo që ishte e veçantë në këtë promovim ishte fakti se brenda sallës, ku edhe u zhvillua ky kjo ngjarje ndodheshin banorë nga trojet shqiptare nga Kosova, Çamëria, nga shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi, ashtu siç ndodheshin nga Shkodra dhe Ninati, Edip Hoxha, kushëriri i Bilalit, ndodheshin nga Korça dhe Durrësi, nga Tirana dhe Vlora, të gjitha ata që e njohën letërsinë e Bilal Xhaferrit dhe u dashuruan pas saj. Dhe gjithkush donte të thoshte diçka për madhështinë e një njeriu që mbeti më shumë pa bukë, por asnjëherë pa atdhedashurinë, që u internua më shumë, por që e fitoi lirinë e dëshiruar, që u bë shkrimtar i madh edhe pse nuk ia botuan veprën në Shqipëri.U tha e çfarë nuk u tha për një shkrimtar të përmasave të pakrahasueshme, po të kemi parasysh se vetëm një Bilal Xhaferri mund të duronte privacione të tilla, të cilat jo vetëm që nuk e mposhtën, por e lartësuan deri në pavdekësi. “Kundërshto shumë dhe bindu pak, se bindja e verbër të fut në skllavëri”, shprehja e famshme e Uitman ka qenë edhe postulati më i veçantë që do të shoqëronte gjithë jetën e Bilal Xhaferrit dhe që e shëndrroi atë në meteor të letërsisë, si uragan i vlerave të mëdha dhe një personalitet të letrave që i këndoi me përkushtim shqiptarizmit edhe në veprat e tij.
(pergatitur nga Elian Tane Elbasan 31/03/2004 botuar ne gazeten BALLKAN)